Transmetuar më 25-04-2017, 17:38

Pas takimit me negociatorët e huaj kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer një batutë për gazetarët e interesuar tek Kryesia e Kuvendit.

“Mos na e zini rrugën se boll na e kanë zënë ata…”, shprehet Kryeministri dhe largohet pa thënë asnjë fjalë për takimin me McAllister.

Kryeministri Rama bashkë me kryetarin e Kuvendti Ilir Meta mbajtën një takim tek kryesia e Kuventi me zv.Presidenti i PPE-së dhe David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein.

Më pas dy zyrtarët i janë drejtuar selisë së PD-së ku biseduan me kreun e opozitës Lulzim Basha, takim i cili ka përfunduar para pak minutash. Nuk ka ende asnjë detaj se çfarë ka propozuar negociatori për zgjidhjet e krizës. /b.l/noa.al/