Transmetuar më 25-04-2017, 12:06

Zbulohet shkaku i rënies së zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në Poliçan, ku për pasojë dy persona gjetën vdekjen.

Tahir Senka 84 vjeç dhe Mustafa Kaçeli 81 vjeç, gjetën vdekjen në gjumë, si pasojë e asfiksimit prej tymit.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera, është zbuluar se shkak për zjarrin është bërë një cigare e cila ishte harruar ndezur në dhomën ku flinin dy viktimat.

Prej cigares është shkaktuar zjarri në batanijen me të cilën ishte mbuluar njëri nga të moshuarit, çka ka sjellë asfiksimin e tyre.

Pas ngjarjes tragjike të mëngjesit të së hënës, u pezulluan nga detyra drejtoresha e azilit dhe dy punonjëse.

Policia tha zyrtarisht se dyshohet se vdekja e të moshuarve ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije. /a.y/noa.al

Zjarr në azilin e pleqve në Poliçan, humbin jetën dy të moshuar