Transmetuar më 25-04-2017, 11:49

Obeziteti është shkaku kryesor i shkurtimit të jetës dhe vdekjeve të parakohshme. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan, i prezantuar nga Society of General Internal Medicine 2017, i mbajtur në Washington këtë të hënë, i zhvilluar nga ekspertët e Cleveland Clinic të New York University School of Medicine.

Në klasifikimin e “vrasësve të mëdhenj” në nivel botëror, obeziteti e kalon diabetin dhe duhanin, të cilat renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Më pas vjen tensioni i lartë dhe kolesteroli.

Për shkak të obezitetit dhe tensionin të lartë, dyfishohet rreziku për të vdekur para moshës 70- vjeçare. /a.y/noa.al