Transmetuar më 25-04-2017, 11:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin shkuan në Kryesinë e Kuvendit paraditen e sotme, ku u takuan me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Pjesë e takimit i cili zgjati afro një orë u bë edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Ky takim vjen ndërsa gjatë mesditës së sotme vjen zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein me synimin për të zgjidhur ngërçin politik përmes një marrëveshjeje të dakordësuar mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. /a.y/noa.al