Transmetuar më 25-04-2017, 09:59

Kim Kardashian ka publikuar momente nga pushimet e saj në Meksikë. Këtë herë ajo është shfaqur ndryshe. E njohur për të pasmet e saj bombastike Kim ka veshur një palë bikini si në vitet nëntëdhjetë.

36-vjeçarja amerikane ka publikuar fotot me një palë bikini të zeza dhe në pjesën e sipërme ka veshur një kanotiere gri me dekolte tejet të hapur.

Aktualishr Kim ndodhet me pushime së bashku me motrën Kourtney Kardashian, asistenten Stephanie Shepard si dhe miqtë e saj, Larsa Pippen, Brittny Gastineau, Malika Haqq dhe Hrush Achemyan.

Ylli i “Keeping Up with The Kardashians” duket mjaft në formë me barkun e sheshtë dhe gjoksin e tonifikuar.