Transmetuar më 25-04-2017, 09:35

Zakonisht, kur gruaja ka ndërlikime në lindje dhe e ka të pamundur të ketë një lindje normale, mjekët përdorin “prerjen çezariane”, e cila konsiston me prerjen e barkut të nënës për të nxjerrë foshnjën që aty, sigurisht me ndihmën e mjekëve.

Por në rastin e gruas nga Venezuela, ka ndodhur ndryshe. Mjekët vetëm kanë prerë barkun e gruas dhe më pas nuk kanë bërë asnjë lloj veprimi.

Foshnja pa asnjë lloj insistimi ka dalë vetë nga barku i nënës, duke e shtyrë vetë trupin e tij, shkruan noa.al.

Mjekët qëndronin si “spektatorë” dhe shihnin se si i vogli tentonte me aq shumë forcë të dilte nga barku i nënës së tij.

Videoja me pamjet e mahnitshme u nda më pas në Facebook, të cilën noa.al e sjell më poshtë.