Transmetuar më 25-04-2017, 09:08

Në një postim në Instagramin e tij, këngëtari i njohur amerikan, Justin Bieber ka kujtuar edhe njëherë arrestimin e tij në vitin 2014. Në postimin e tij Bieber vë në dukje se ai moment i përket së shkuarës dhe se tashmë ka ndryshuar.

“Me këtë dua të them se nuk jam tamam aty ku duhet të jem, por falenderoj Zotin që nuk jam aty ku isha”, ka shkruar ylli i popit, bashkangjitur me një foto të realizuar nga policia amerikane në momentin kur Justin u arrestua, në vitin 2014.

Bieber u arrestua në vitin 2014 sepse qarkullonte me makinën e tij pa leje qarkullimi.  Justin u arrestua në momentin kur po largohej nga një lokal nate në Miami Beach, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari po lëvizte me automjet me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur.

Ylli i muzikës amerikane i shpëtoi burgimit sepse pranoi para gjykatës që ishte fajtor.

Në ditëlindjen e tij të 23-të në mars, Bieber u shpreh në Instagram se donte të bëhej një “mik më i mirë, vëlla më i mirë, djalë më i mirë dhe njeri më i mirë”.