Transmetuar më 25-04-2017, 09:00

Nuk ka njeri që të paktën një herë të mos ketë lotuar teksa ka qenë duke grirë qepë. E nuk ka siklet më të madh se sa djegia që shkaktohet prej saj. Por janë disa hile që ju shpëtojnë nga lotimi i padëshiruar dhe që do ju bëjë t’i grini qepët njëlloj si çdo perime tjetër.

Futini qepët në frigorifer, ose në një enë me akull dhe më pas grijini pa problem. Një tjetër mënyrë është që t’i fusni qepët në ujë të nxehtë. Edhe mbajtja e pak buke në gojë gjatë kohës që grini qepë, është zgjidhje shumë e mirë për të mos lotuar. Provojeni! Gjithashtu në videon më poshtë e gjeni shpjegimin më të detajuar.