Transmetuar më 25-04-2017, 08:36

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me Alex Rodriges. Këngëtarja 47-vjeçare kujtoi se me yllin e bejzbollit, 41-vjeçarin Rodriges u takua për herë të parë në një restorant në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Historia jonë është shumë e thjeshtë. Unë isha për të drekuar në restorant dhe e pashë atë që po kalonte jashtë. U ngrita, dola jashtë për t’a përshëndetur. Nuk e di ç’më ndodhi por doja të mbështesja kokën në shpatullën e tij. I thashë ‘çkemi Alex’ dhe ai ma ktheu ‘ç’kemi Jennifer’. Në njëfarë mënyre kështu u takuam ne”, tha Jennifer përpara se të konfirmonte se Alex e kishte numrin e telefonit të saj.

“Më pas ai më pyeti nëse pranoja që të drekonim bashkë. Le të shkojmë të hamë drekë ia ktheva unë. Nuk e mbaj mend se çfarë kishim për të ngrënë, por ishte një drekë shumë e këndshme”, shtoi këngëtarja, duke folur të hënën për “The Ellen DeGeneres Show”.

Lopez dhe Rodriges u lidhën bashkë në mars të këtij viti dhe e konfirmuan lidhjen e tyre po në atë muaj.