Transmetuar më 25-04-2017, 07:58

Presidenti amerikan Donald Trump, tregon sërish forcën ndaj Koresë së Veriut. Kjo pasi gjatë së hënës është dërguar drejtë Koresë një nëndetëse nukleare.

Nëndetësja mbërriti në Busa, në Korenë e Jugut, në të njëjtën ditë kur Koreja e Veriut feston përvjetorin e themelimit të ushtrisë.

Lëvizja e Trump vjen me dakordësinë e Japonisë dhe Koresë së Jugut dhe pak orë pas deklaratës së ambasadores amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, e cila tha se si mund të përjashtohet një sulm nga ana e SHBA drejt Koresë së Veriut, ndërkohë që kjo e fundit ka lajmëruar se do të bëjë një tjetër test nuklear.

“Nuk do të bëjmë asgjë pa na dhënë motiv. Presidenti Donald Trump do të hyjë në fushë dhe do të vendosë”, u tha në një deklaratë të bazës ajrore amerikane. /a.y/noa.al