Transmetuar më 25-04-2017, 07:41

Një shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane, i ka shkaktuar vdekjen drejtorit të fabrikës ku punonte, me goditje karateje.

I riu i moshës 21- vjeçare Aleksander M., goditi eprorin e tij 44 vjeç Fabrizio C., drejtor i fabrikës së orës ku ai punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në kantonin e Ticiono të Zvicrës, në hyrjen e garazhit të klubit të natës “La Rotonda”.

Mësohet se gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku i riu shihej duke qëlluar me lëvizje karateje 44- vjetarin, deri sa e shtriu në tokë për t’u larguar më tej.

Por 21- vjeçari u kap nga një punonjës i sigurisë së lokalit, deri sa mbërriti policia.

Pavarësisht dërgimit në spital, babai i dy fëmijëve gjeti vdekjen. Megjithatë ajo që mbetet e paqartë është motivi i konfliktit. /a.y/noa.al