Transmetuar më 25-04-2017, 07:28

Gjatë ditës së djeshme opozita shqiptare organizoi një protestë masive duke bllokuar disa nga akset rrugore kombëtare.

Por Kryeministri Edi Rama vendosi të qëndrojë larg Tiranës, duke zhvilluar aktivitetet e tij sa në Fier dhe në Vlorë.

Por pas takimit me të rinjtë vlonjatë, mbrëmja e së hënës e ka gjetur kreun e qeverisë buzë detit duke u relaksuar.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook të cilën e ka cilësuar “foto e ditës”, ku i veshur sporti shihet duke shëtitur. Jo vetëm kaq por Kryeministri duket i përhumbur plotësisht duke parë detin. /a.y/noa.al