Transmetuar më 24-04-2017, 22:12

Kryeministri Edi Rama kujton 66-vjetorin e krijimit të Aviacionit Luftarak në rubrikën e tij të përditshme në Facebook, “Amarcord”.

Krahas fotografisë, Rama tregon ngjizjen më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.

“Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj,”-shkruan Rama.

AMARCORD

Sot, forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.

Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj. Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentat e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës./a.k/noa.al/