Transmetuar më 24-04-2017, 21:49

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe shqiptari tjetër Ezgjan Alioski, i cili luan për Maqedoninë, janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën zvicerane.

Të dy sulmuesit kanë shënuar gola dher kanë shkëlqyer në fitoren e Luganos kundër Young Boys në transfertë dhe janë përzgjedhur që të dy nga Blick.

Formacioni i javës nga Blick:

Thomas Castella (Lausanne), Jan Bamert (Grasshoppers), Nicolas Bürgy (Thun), Marcus Diniz (Lausanne), Numa Lavanchy (Grasshoppers),  Stjepan Kukuruzoviç (Vaduz), Caio (Grasshoppers), Ezgjan Alioski (Lugano), Munas Dabbur (Grasshoppers), Gabriel Torres (Lausanne) dhe Armando Sadiku (Lugano)./a.k/noa.al/