Transmetuar më 24-04-2017, 21:35

Lionel Messi shkëlqeu me dy gola në fitoren e mbrëmjes së djeshme të “El Clasicos”, ku Barcelona mposhti Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3-2.

Një fotografi e publikuar në media të ndryshme dhe rrjetet sociale, ku Messi feston golin e shënuar dhe C. Ronaldo shihet i shtrirë dhe i mërzitur, po bën xhiron e botës.

Ronaldo ishte totalisht në hije gjatë sfidës së djeshme ku fitorja e Barcelonës, rihapi luftën për trofeun e “La Ligas”./a.k/noa.al/