Transmetuar më 24-04-2017, 21:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në Facebook një mesah, me anë të të cilit pretendon se është partia Socialiste kishte përgatitur skenarë për të kaluar ambulancat gjatë bllokimit të rrugëve nga Opozita.

Në foto, duket mesazhi i dërguar nga një person, dhe përgjigjia pozitive nga marrësi. Ligjvënësi i djathtë thotë se shumica e ambulancave, u gjendën në rrugë për të përgojuar protestën e paqësore.

Për vërtetësinë e këtij mesazhi, deputeti thotë se e ka marrë nga persona me integritet në Partinë Socialiste. /k.k/noa.al/