Transmetuar më 24-04-2017, 21:08

Pak ditë pasi u dënua nga Gjykata e Tiranës me 7.5 vite burg, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-deputetit, Mark Frroku. Janë rreth 1.7 milionë euro pasuri të Frrokut, për të cilat Krimet e Rënda i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për konfiskim pas zbardhjes së vendimit të dënimin nga ana e Gjykatës, tre ditë më parë.

Ndërkohë, më 27 korrik të vitit 2016, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e një sërë apartamentesh, dyqanesh dhe tokash në Tiranë, Orikum dhe në Lezhë, sekuestrim i cili kërkohej në bazë të ligjit antimafie.

Sipas organit të akuzës, “nga viti 1998, kohë kur shtetasi Mark Frroku ka kërkuar azil politik në Belgjikë, dhe deri ne vitin 2013 kur ka bërë deklarim pranë ILDKPKI, para fillimit të detyrës si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka rezultuar se ka krijuar një pasuri prej 209.627.218 lekë me burime të panjohura”.

Kështu, ish-deputetit iu sekuestruan disa prona, mes tyre apartamente, dyqane dhe bodrume.

Pronat e sekuestruara:

 Apartamente

Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë

Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë

Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë

Në datën 21 prill të këtij viti, ish-deputeti Mark Frroku u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, në Belgjikë, ndërsa gjykata e dënoi vetëm për veprat penale, ndërtim pa leje, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. /k.k/noa.al/