Transmetuar më 24-04-2017, 18:34

Një tjetër sasi kanabisi është sekuestruar nga policia në Kapshticë, ku janë gjetur 121 pako me hashash.

Në kufi të gjelbër me Greqinë, konkretisht në vendin e quajtur "Piramida 54", Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjetën 121 pako të mbështjella me letër natriban, me kanabis sativa.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike. Materialet për hetime të mëtejshme do t’i  referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /b.l/noa.al/