Transmetuar më 24-04-2017, 18:21

Një balenë kishte ngecur në një rrjetë peshkatarësh, dhe kjo gjë e pengonte atë që të notonte normalisht.

Në video shfaqen anëtarë të bordit të anijes “Cheikh El Mokrani” në Bahamas që shikojnë balenën e madhe të ngecur në rrjetën e peshkimit.

Pas një momenti pauze, një prej anëtarëve të ekuipazhit u hodh nga 12 metra lartësi për të përfunduar fare pak metra larg balenës. Atij i është bashkuar edhe një tjetër person, e të dy së bashku e lirojnë balenën nga rrjeta.

Për t’i ardhur në ndihmë një balene, duhet patjetër shumë guxim, por të hidhesh nga 12 metra lartësi fare pranë saj, duhet akoma edhe më tepër guxim që mesa duket djemve nuk u ka munguar. /b.l/noa.al/