Transmetuar më 24-04-2017, 17:40

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, i cili ndodhet në Bruksel.

"B92" shkruan se gjatë takimit është folur për situatën aktuale në Ballkan dhe hapjen e kapitujve të tjerë për Serbinë në kuadër të procesit të integrimit europian. Temë me rëndësi gjatë bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në perspektivën e përmirësimit të situatës.

Gjatë takimit, komisioneri Hahn ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Shqipërisë me Kosovën në rast se nuk u hapet dera në BE.

Eurokomisioneri tha se këto deklarata janë të papranueshme dhe jo produktive, duke theksuar se si të tilla duhet të shmangen. /b.l/noa.al/