Transmetuar më 24-04-2017, 17:27

Në pamundësi për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, Jourdan Moore 33 vjeç dhe Matt Moore, 34 vjeç, vendosën të adoptojnë embrione, pas sugjerimit të një miku të tyre për një donacion.

Gruaja kishte vuajtur nga shumë sëmundje, të cilat e kishin detyruar të pinte ilaçe të forta. Për pasojë, për 11 vjet e pati të vështirë të mbetej shtatzënë. Pas adoptimit të embrioneve, shtatzënia e Jourdan ishte në kushte normale, sipas mjekëve.

Por vetëm kur ishte 23-javëshe, foshnjat lindën para kohe. Lindja e tyre kaloi çdo parashikim, madje edhe ato të mjekësisë. Mjekët ishin përgatitur për më të keqen dhe nuk besonin se foshnjat do të mbijetonin, por mrekullia ndodhi.

Lindja e dy binjakëve vetëm pas 23-javësh u konsiderua si një rast tepër i vështirë, sepse kishte pak shanse që të mbijetonin. Pas lindjes dhe rikuperimit të tyre të plotë, Jourdan tha për mediat se kjo ishte mrekulli për ta, edhe pse mundësitë që binjakët të mbijetonin ishin vetëm 21 për qind.

Cadence Moore peshonte vetëm 481 gramë, ndërsa vëllai i saj Jaxson peshonte vetëm 141 gramë. Binjakët lindën me prerje cezariane me 23 shtator të vitit 2015. Sot, dy fëmijët e mrekullueshëm janë 16 muajsh dhe mjafton të shihni fotot për të kuptuar sa janë rritur. /b.l/noa.al/