Transmetuar më 24-04-2017, 17:15

Danjeli, Damiano, Kei dhe Armela flasin për shkollën dhe prapësitë që ata kanë bërë në 8-vjeçare dhe në shkollë të mesme.

Kei tregon se ka qenë hiperkative dhe se në shkollë nuk shkonte për të mësuar, por për zyshat. “Zyshat i kam pas fiksim. Nuk shkoja në klasë për mësim, por për zyshat, pasion i veçantë”, thotë Kei.

Damiano tregon se ka qenë nxënës i mirë. “Sapo niste mësimi, mua më thoshin ngrihu në mësim dhe direkt 9”, tregon Damiano.

Por e kundërta ka qenë me Kein. “Mua, direkt s’më thoshin çohu në mësim, por Kei jashtë. Unë i vija shumë në trysni zyshat. Ato kanë qenë terror me mua”, shkruan faqja e “BB”.

Danjeli tregon se nuk i ka ndodhur ndonjëherë t’i thotë mësuesja të dalë jashtë nga klasa. /b.l/noa.al/