Transmetuar më 24-04-2017, 17:01

Një 24 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka habitur njerëzit në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa foto ku shfaqet me mjekër. Alma Torres thotë se i dashuri i saj nuk e ka aspak problem këtë gjë dhe se ai është kokë e këmbë i dashuruar pas saj.

Alma rrëfen se e ka pasur shumë të vështirë për të shkak të talljeve të ndryshme që i bënin dhe tashmë është gati të vendosë edhe makinën e rrojës në fytyrë. I dashuri i saj Taylor, gjithmonë e ndihmonte atë të hiqte nga fytyra me piskatore qimet e trasha.

Torres në moshën 16 vjeçare u diagnostikua me sindromën PCOD (Polycystic Ovary Syndrome), përgjegjëse për rritjen e qimeve të mjekrës së saj. Për shkak të kësaj sindrome Alma mund të fitojë shpejt peshë dhe mund të jetë në rrezik nëse një ditë vendos të ketë fëmijë. /bl/noa.al/