Transmetuar më 24-04-2017, 16:33

Opozita protestoi sot për një orë rresht në rrugët e Shqipërisë duke bllokuar akset kryesore, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga ndjekësit e Kryeministrit Rama në Facebook.

Një prej komentuesve i ka shkruar Ramës duke u shprehur se: "E pe si protestojnë të djathtët pa dhunë, konform të gjitha normave demokratike".

Vetë Rama nuk ia ka kursyer një përgjigje komentuesit, ku nuk e kursen as ironinë për të djathtën.

"Të marsha të keqen unë ty, për të djathtën tënde që ka përfunduar rrugëve njësoj si rrugët që la rrugëve kur ishte në qeveri", shkruan Rama.

Opozita doli të hënën për një orë nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë dhe bllokoi hyrje-daljet e kryeqytetit në një akt të mosbindjes civile. 

Në diten e 66-të të protestës, kërkesa e opozitës është e pandryshueshme, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike. /b.l/noa.al/