Transmetuar më 24-04-2017, 15:20

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi mes Lu dhe Bashës, bëhet një ditë para mbërritjes në Tiranë të të dërguarve nga Brukseli, për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Gjithashtu takimi mes tyre vjen menjëherë pas protestës së organizuar mesditën e sotme nga opozita në të gjithë Shqipërinë e cila bllokoi hyrje-daljet e kryeqytetit në një akt të mosbindjes civile.

Në ditën e 66-të të protestës, kërkesa e opozitës është e pandryshueshme. “Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike”, deklaroi Basha.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Basha zgjodhi për të protestuar në rrethrrotullimin tek Shqiponja. Protesta e opozitës bllokoi për një orë qarkullimin e mijëra qytetarëve, por për kreun e demokratëve kjo është një sakrificë e vogël. /b.l/noa.al/