Transmetuar më 24-04-2017, 14:55

Donald Trump është Presidenti më pak popullor në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga koha e Dwight Eisenhower, i cili ishte në krye të SHBA-ve nga viti 1953 deri në 1961

Është kjo ajo që ka zbuluar një sondazh i sajtit Washington Post/ABC, duke nënvizuar gjithashtu se 96% e atyre që e votuan në nëntor, shprehen të gatshëm për ta ribërë.

Gjashtë të intervistuar në dhjetë pretendojnë gjithashtu se Trump nuk bën shumë përpjekje për të kuptuar problemet e njerëzve të zakonshëm.

Përqindja e pëlqimit për kreun e Shtëpisë së Bardhë, ka rënë në 42%. /a.y/noa.al