Transmetuar më 24-04-2017, 14:40

Dashuria e një fëmije për nënën e tij? Mund të jetë më e fortë se shumë gjëra. Një nënë e re angleze, Stephanie Monroy, me banim në Middlesex, publikoi në platformën online Newsflare, një video e cila bëri për vete shumë njerëz.

Skena të cilën noa.al e sjell më poshtë, u filmua më 7 prill, gjatë pushimeve që po bënin në Connecticut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të shihet i vogli Ryder, i cili injoron filmat vizatimorë dhe fiksohet duke parë të ëmën. Vogëlushi nuk e shkëput shikimin nga Stephanie dhe buzëqesh i kënaqur. Një skenë vërtetë e këndshme, e cila do ju bëjë për vete edhe ju. /a.y/noa.al