Transmetuar më 24-04-2017, 14:34

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulan Balla pas mbledhjes së grupit të PS-së, ka dalë dhe ka folur për mediat lidhur me protestën një orëshe të opozitës që zhvilloi mesditën e sotme.

Balla tha se Basha dhe protestuesit e tij nuk e dinë për çfarë kanë dalë në protestë, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për punësim dhe mirëqenie.

Unë mendoj që qoftë vetë Basha, por edhe protestuesit nuk e dinë pse protestojnë. Dini gjë pse protestojnë?! Ata duhet të ndajnë arsyen pse janë aty sepse ky vend ka nevojë për punësim dhe për reformën në drejtësi”,  u shpreh Balla./b.l/noa.al/