Transmetuar më 24-04-2017, 14:26

Një burrë në Tiranë i cili kishte dalë për kafe në një prej lokaleve në kryeqytet, e ka pësuar teksa është treguar i shkujdesur.

Gjatë ditës së djeshme, e diel, 49- vjeçari K.E., banues në Tiranë, kallëzon se, te “Shallvaret” te një lokal, një person i paidentifikuar, i ka marrë çantën e dorës me një sasi lekësh dhe është larguar me shpejtësi.

A ka thënë se e kishte lënë çantën në karrige, kur një person është afruar nxitimthi, e ka marrë dhe është larguar pa gjurmë.

49- vjeçari pretendon se kishte një shumë të konsiderueshme parash brenda saj dhe për këtë arsye ka bërë denoncim në polici. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al