Transmetuar më 24-04-2017, 14:16

Një vajzë striptiste 21 vjeçe është goditur nga një endacak në rrugë pasi e refuzoi atë të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Pasi dolën jashtë klubit, në atë moment ndërhyn i dashuri i vajzës Kane Wilson, 29 vjeç, ku filloi të përleshej fizikisht me endacakun.

Sapo ka dalë nga klubi, Anastasia Frances është sulmuar duke marrë shenja në fytyrë dhe ka treguar se gjatë natës ai i ka ofruar para që të kryente marrëdhënie seksuale.

“Unë nuk jam prostitutë, jam thjesht kërcimtare ekzotike. Unë kam qenë striptiste që 18 vjeç dhe nuk kam patur asnjëherë probleme” , ka thënë vajza.

Në një video të publikuar duket se në fillim ai nis konfliktin me të dashurin e saj, dhe kur striptistja mundohet të shmangë një përleshje mes tyre, merr një goditje në fytyrë. Policia ka arritur në vendngjarje duke arrestuar sulmuesin. /b.l/noa.al/