Transmetuar më 24-04-2017, 13:59

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një drekë me disa fermerë në një shtëpi në Vlorë. Ai nuk la akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kreun e LIBRA Ben Blushi.

Rama tha që fenomeni i hashashit ishte më tepër një fenomen i hapur nga opozita dhe se ata ishin shkaku i bllokimit të procesit të vettingut.

"Hashash e hashash, fol e u dehën fare, u bënë tapë ata të çadrës. Përfitojnë nga thashethemet e mëdha. Ishte shqetësuar dhe Ben Blushi për bletët, që është dhe njeri i lexuar, ai njeh grenxat.

Ta kam fjalën që vijnë nga thashethemet. Kishte nxjerr Saliu trenin me skrap dhe ja mbeturinat kalojnë, turp, vetëm gënje e shpif, duke përfituar nga mërzia e njerëzve", u shpreh Rama. /b.l/noa.al/