Transmetuar më 24-04-2017, 13:57

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi teksa ka qenë duke lëvizur me motor, e ka përplasur një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, pranë fshatit Larushk.

Një automjet tip Volksvagen me drejtues shtetasin E. V., 35 vjeç, banues në Qerek, Nikël është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E. M., 25 vjeç, banues në Derven, Fushë- Krujë.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë shoferi i makinës tip Volksvagen është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al