Transmetuar më 24-04-2017, 13:28

Janë gjetur të mbytur të dy peshkatarët e deklaruar si të zhdukur në Vlorë, qysh prej së dielës.

Paraditen e sotme, trupat e pajetë janë gjetur në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Dëllenjë.

Policia ka bërë identifikimin e tyre dhe rezulton se trupat i Elson Kërri, 37 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet ditën e sotme rreth orës 09:20 nga peshkatarët e zonës.

Ndërsa trupi tjetër i përket 41- vjeçarit Florenc Doko, banues në Novoselë, i cili u gjet i mbytur rreth orës 11:06, në kërkim e sipër nga policia në bashkëpunim me atë Kufitare, Delta Force dhe polumbarët e Pashalimanit.

Dy peshkatarët kishin humbur kontaktet që ditën e djeshme me familjarët e tyre, pasi kishin dalë për peshkim në det.

Nuk dihen rrethanat e mbytjes së tyre, ndërkohë që grupi hetimor po kryen hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al

Peshkatarët e zhdukur në Vlorë, gjendet i mbytur njëri prej tyre

Zhduken dy peshkatarë në Vlorë, dyshohet se janë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës