Transmetuar më 24-04-2017, 13:09

Një sherr i nisur mes dy gjimnazistëve në shkollën “Petro Nini Luarasi”, në kryeqytet ka përfunduar me një të plagosur.

Dy të rinj janë konfliktuar fizikisht me njeri tjetrin mesditën e sotme, duke bërë që të përdoren sende të forta.

Për pasojë njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta, duke u dërguar në spital.

Ndërsa fillimisht u raportua për përdorimin e thikave, policia e mohon një gjë të tillë. Duke dhënë detaje Policia e Tiranës bën me dije konflikti ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe janë përfshirë dy nxënës adoleshent të cilët janë konfliktuar me grushta dhe sende të forta, celularë.

I plagosur Serxho Nikolli, u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa, i dyshuari Frensis Paja, u shoqërua në komisariatin nr.2 të policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj. /a.y/noa.al