Transmetuar më 24-04-2017, 12:59

Një derrkuc vetëm me një sy. Fotografitë e një derrkuci të vogël të ardhur në jetë vetëm me një sy, po bëjnë xhiron e botës, duke ngjallur kuriozitet mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Pamjet shokues vijnë nga Kina, nga një fermë në Handan, në provincën e Hebei, ku tregojnë krijesën ende të lidhur me kërthizë.

Duket se derrkuci, arriti të mbijetojë vetëm 10 ditë pas lindjes. Kafsha e pazakontë erdhi në jetë në fillim të muajit prill. /a.y/noa.al