Transmetuar më 24-04-2017, 12:43

Po i jepte makinës në gjendje të dehur, ndërsa në mjet me të ndodhej djali 10 vjeç, kur përplasi një furgon. Për këtë arsye dy policë e ndaluan, identifikuan dhe arrestuan, pasi bëri rezistencë ndaj tyre.  

Janë këto akuzat rëndojnë ndaj një 43- vjeçareje amerikane Saryna Parker, një mësuese nga Florida, e cila u arrestua në gjendje të dehur në fund të muajit mars.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, gruaja shihet duke i’u afruar policëve të cilëve u thotë, “Dua të të puth”.

Pas arrestimit, gruaja tentoi të qëllonte me shqelma një polic. Pas shoqërimit në polici, ajo u la në liri me kusht, ndërkohë që pamjet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. /a.y/noa.al