Transmetuar më 24-04-2017, 12:18

Një turist i huaj është shfaqur lakuriq duke notuar në shatërvanin e famshëm të Trevit në Romë. Pasditen e së shtunës një turist spanjoll i quajtur Adrian Pino Oliveira, u"hodh" për  një larje të shpejtë në shatërvan.

Në fillim ai pjesët intime i mbulonte me disa trëndafila të cilët i hodhi një nga një në shatërvan shkruan Tgcom. Pas një mini show që dhuroi për të gjithë të pranishmit, ai vendosi të dilte nga shatërvani.

Ai më pas është ndaluar nga agjentët e policisë bashkiake, dhe e kanë gjobitur me 450 euro. Spanjolli pretendonte se ishte një artist dhe kishte thënë se ishte futur lakuriq në shatërvan për t’u purifikuar.

Një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar pak ditë më parë në sheshin e Spanjës, pavarësisht pranisë së forcave të rendit përreth. /b.l/noa.al/