Transmetuar më 24-04-2017, 11:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi tre projektvendime.

KQZ miratoi projektvendimin “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë dhe sekretarë të KQV-ve, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.

Gjithashtu u miratua projektvendimi “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ nr.34, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

U miratua edhe vendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e KQZ-së nr.110, datë 12.09.2002  “Për miratimin e strukturës, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së KQZ-së”, i ndryshuar”.