Transmetuar më 24-04-2017, 11:34

Një sherr mes dy të rinjve në Durrës, ka përfunduar me një të plagosur. Paraditen e sotme, rreth orës 09:30, në lagjen Nr. 16 Durrës, në rrugë janë konfliktuar për motive të dobëta, A.L., 18 vjeç dhe K.A., 17 vjeç, banues në Durrës.

Në përleshje e sipër 18- vjeçari ka goditur me thikë, në krah, adoleshentin K. A.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, A.L., është shoqëruar në polici, ku po pyetet lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al