Transmetuar më 24-04-2017, 11:32

Ata janë miqtë tanë besnikë, por që mund të përbëjnë rrezik për ne. Një studim anglez, ka hartuar një listë me sëmundjet vdekjeprurëse që qentë mund t’ua transmetojnë njerëzve. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë, por më poshtë mund të lexoni rreziqet që ju vijnë si pasojë e një puthje me qenin tuaj.

1. Tuberkulozi

Nëse qentë bien në kontakt me një lopë të infektuar, ose më saktë nëse hanë nga mishi i tyre, ata marrin bakteret e tuberkulozit dhe këtë sëmundje të mushkërive, potencialisht vdekjeprurëse, ia transmetojnë direkt pronarit të tyre. Rreziqet janë të vogla, por reale.

2. Shiritat ose tenja

Tenjat apo shiritat (krimba) padyshim janë të neveritshëm. Disa lloje të tyre mund të arrijnë disa metra gjatësi dhe të jetojnë te zorrët deri në 20 vjet. Ndërkohë disa të tjerë janë të padëmshëm, por një specie e quajtur ekinokoke, potencialisht vdekjeprurës për njerëzit, kohët e fundit është bërë shumë e popullarizuar në Uells. Kur qentë hanë mish të infektuar, me vezë tenje, pasi ato rriten në trupin e tyre, dalin bashkë me vezë të tjera nëpërmjet feçes që ata bëjnë. Qentë mund t’i përhapin këto vezë te njerëzit edhe vetëm nëpërmjet kontaktit kokë më kokë.

3. Helmimi serioz nga ushqimet

Qentë, fatmirësisht, nuk e përdorin gjuhën e tyre për t’u pastruar por turirin e fusin në çdo vend me erërat që ndiejnë nëpër rrugë. Këtu përfshihen edhe minjtë e ngordhur, pëllumbat apo çdo kafshë apo shpend tjetër. Për rrjedhojë, qentë mund të bëhen një “çerdhe” e baktereve të këqija si kampilobakter ose salmonel, të cilat kontaminojë ushqimin dhe mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët dhe të moshuarit.

4. Insektet që sulmojnë zorrët

Disa qen duan shumë që të zhyten nëpër kanale dhe pellgje. Por ajo që shumë nuk e dinë është se në ujin e pistë ka të ngjarë të ketë krypto, parazitë që shkaktojnë Cryptosporidiosin, sëmundjen që prek zorrët. Jashtë trupit, paraziti është nën formën e mikrokapsulës së gjatë sa pesë e njëmijta e milimetrit, por që në brendësi të trupit shkakton kiste, diarre, dhembje barku dhe ethe. Qentë e infektuar, këtë lloj paraziti mund t’ia transmetojnë njeriut, nëpërmjet lëkurës dhe gjuhës.

5. Infeksionet e shkaktuara nga minjtë

Leptospiroza, e njohur gjithashtu si ethet e miut, shkaktohet nga pirja e ujit të ndotur me feçe të këtyre kafshëve. Sapo një qen infektohet, urina e tij infekton çdo vend që ai e bën atë, duke vënë në rrezik qeniet njerëzore. Përafërsisht në 10% të rasteve mund të ketë zhvillime që rrezikojnë jetën e njeriut, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme dhe kolaps të organeve. E vetmja mënyrë për ta parandaluar është nëpërmjet vaksinës, që i bën qentë imun ndaj sëmundjes. /b.l/noa.al/