Transmetuar më 24-04-2017, 11:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Apollonia e Fierit për protestën që opozita zhvillon sot në orën 11:00 duke bllokuar akset kombëtare.

“Nuk është koha për të bllokuar rrugët, – tha Rama, – por për të bërë shtet. Të hapim rrugën e zhvillimit, mundësi për të bërë shtet.”

Ndërkohë ka nisur grumbullimi i mbështetësve të PD- së në rrethrrotullimet të cilat janë parashikuar të bllokohen nga ora 11:00 – 12:00.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ndodhet në rreth rrotullimin “Shqiponja”. Shefi i komisariatit nr 3 i bëri thirrje protestuesve me megafon të mos bllokojnë lëvizjen. /b.l/noa.al/