Transmetuar më 24-04-2017, 10:20

Ashtu siç është lajmëruar prej disa ditësh, në orën 11.00 të ditës së sotme dhe deri në 12.00, opozita do të jetë në protestë, duke bllokuar lëvizjen në akset rrugore kryesore në të gjithë vendin.

Mësohet se kreu i opozitës, Lulzim Basha në nisje të protestës do të jetë në rrethrrotullimin tek sheshi “Shqiponja”, ku është pika hyrëse që nga autostrada e Durrësit drejt Tiranës.

Në këtë pikë përgjegjës i protestës, do të jetë kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Pikë tjetër ku do të ketë bllokim do të jetë kryqëzimi i shkollës Teknologjike në Tiranë, me përgjegjës deputetin Flamur Noka.

Rrethrrotullimi i Plugut, në Lushnje, përgjegjës do të jetë Arben Ristani.

Tek rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, përgjegjës do të jetë Aldo Bumçi.

Ndërsa tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, përgjegjës do të jetë Edmond Spaho. /a.y/noa.al