Transmetuar më 24-04-2017, 10:10

Ishte një avokate premtuese, por jeta e saj mori një rrugë tjetër, ku një gërvishtje e vogël do të bëhej shkak i prerjes së të dyja këmbëve të saj. Bëhet fjalë për Victoria Abbott-Fleming, 38 vjeç, nga Stockport i Britanisë, të cilës i duhet të marrë rreth 50 tableta me ilaçe në ditë për shkak të “CRPS”, kështu quhet sëmundja që ajo ka.

Sëmundja e rrallë, e cila i dha fund karrierës së saj konsiderohet si një nga sëmundjet më të rënda që prek njerëzit.

Në vitin 2003 Viktoria u rrëzua dhe pësoi një gërvishtje të vogël tek shkallët në ambientet e punës së saj. Ishte vetëm 23-vjeç, sapo kishte dhënë provimin e Jurisprudencës, me dëshirën për t’u bërë një avokate e zonja. Por ajo gërvishtje e vogël, që dukej e padëmshme në atë kohë do të rezultonte më pas fatale për gjithë jetën e saj.

Pasi vajti në shtëpi, vuri re se nga ajo gërvishtje, këmbët e saj ishin enjtur shumë. Edhe pse vazhdonte të merrte barna për të ulur enjtjen, asgjë nuk po jepte rezultat.

Një vit pasi kishte ndodhur incidenti, ajo shkoi për konsultim tek një klinikë dhe aty u diagnostikua me “CRPS”, e cila vinte si pasojë e lëndimit që kishte pësuar rreth një vit më parë. Si rezultat Viktoria do të humbiste njërën nga këmbët e saj.

Pasi ndodhi kjo, ajo e përjetoi shumë keq, tentoi të bënte edhe vetëvrasje. Duke folur për gjendjen e saj Viktoria shprehet se “është një dhimbje e tmerrshme, është njëlloj sikur sipër një plage të vendosësh një leckë me pluhur, ndodh e njëjta dhimbje”, thotë ajo.

Por e gjitha nuk përfundon këtu, shkruan noa.al. Në vitin 2014, 38-vjeçarja u prek nga gripi i derrit. Dhe vetëm 3 vjet pasi kishte bërë ndërhyrjen e prerjes së gjymtyrës së saj të parë, mjekët konstatuan se edhe këmba tjetër ishte prekur nga sidndroma e mëparshme dhe duhet të pritej.

Tani Viktoria vazhdon të luftojë me dhimbjen e saj të përditshme.

Vendi i punës ku ajo punonte si avokate dikur, i dhanë asaj një shumë parash prej 2.1 milion paund. Por ajo dhe bashkëshorti i saj shprehen se paratë i kanë përdorur për shërbimet e saj mjekësore që kushtojnë shumë. /g.v/noa.al