Transmetuar më 24-04-2017, 09:51

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në shtëpinë e të moshuarve në Poliçan ka rënë zjarr.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, kanë ndërruar jetë në azilin e pleqve Poliçan, dy të moshuar T.S., 84 vjeç, banues në fshatin Lybesh dhe M.K., 81 vjeç, banues në fshatin Veleshje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e të moshuarve ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. /a.y/noa.al

Foto arkiv