Transmetuar më 24-04-2017, 09:04

Një djalë i ri në Tiranë ka rrahur deri sa bëri për në spital ish- bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është Ermir D., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.

Gjatë ditës së djeshme, e diel, në banesë ai ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me shkelma dhe grushte ish- bashkëjetuesen e tij, A. C., rreth 25 vjeçe e cila ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të marra.

Mësohet se Ermiri e kishte dhunuar edhe më herët të renë, e cila e kishte denoncuar në polici. Por inati i denoncimit dhe më tej ai i ndarjes mes tyre, bëri që 27- vjeçari t’i shkojë në banesë ish- partneres dhe ta rrahë egërsisht.

Ndaj së resë u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërkohë që 27- vjeçari u arrestua nga policia. /a.y/noa.al