Transmetuar më 24-04-2017, 08:52

Tentohet të vidhet një banesë në Kamëz, ku dy persona kanë hyrë në një shtëpi për të grabitur gjatë natës së lënë pas.

Rreth orës 03:00 ende pa zbardhur e hëna, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy persona.

Bazuar në dëshminë e të zotit të shtëpisë, mësohet se të dyshuarit kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të tetë, brenda në banesë.

Por ata janë diktuar nga i zoti i shtëpisë i cili është zgjuar nga gjumi nga zhurma që ka dëgjuar dhe për pasojë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.  

Nga konfrontimi fizik, ka mbetur i plagosur me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital. Për shkak të rezistencës së bërë nga 60-vjeçari, grabitësit nuk kanë mundur të marrin asgjë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijimësi me synim zbardhjen e rrethanave të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al