Transmetuar më 24-04-2017, 08:39

Pesë persona, mes tyre dhe tre fëmijë, gjetën vdekjen në New York si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të vjetër dy katëshe në lagjen “Queens” në zonën e Jamaica.

Zjarri u përhap edhe në shtëpitë përreth, por pa shkaktuar të dëmtuar. Origjina e flakëve të zjarrit të rënë gjatë kësaj të diele, janë ende të panjohura, ndërsa banesa e ndërtuar me tulla dhe dru u shkatërrua e gjitha.

Çdo tentativë për të shuar flakët e zjarrit rezultoi e kotë, pasi të pestë familjarët gjetën vdekjen.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi teksa po festohej ditëlindja e një vogëlushi 2- vjeçar. /a.y/noa.al