Transmetuar më 24-04-2017, 08:21

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Mallakastrës, i kapur me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për 34- vjeçarin Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Graçie, Mallakastër.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se i riu kishte lëndë narkotike në banesë, efektivët e policisë bën kontroll gjatë ditës së djeshme, duke zbuluar kanabisin e ndarë në dy qese.

Dyshohet se Kapllanaj do e shiste lëndën narkotike, ndërkohë që ndaj tij vijojnë ende hetimet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al