Transmetuar më 24-04-2017, 07:50

Tërmet në Francë, zhduken nga balotazhi për zgjedhjet presidenciale partitë që kanë qeverisur republikën, socialistët dhe pasuesit e neogolistëve.

Finalja për të drejtuar vendin në pesë vitet e fundit do të “luhet” mes Emmanuel Macron, i qendrës liberale dhe Marine Le Pen, e ekstremit të djathtë të Frontit Nacional.

Rezultatet e raundit të parë shohin Emmanuel Macron me 23.86% të votave, Marine Le Pen me 21.43%, Francois Fillon me 19.94% dhe Jean-Luc Melechon me 19.62%.

Jean-Marie Le Pen, babai i Marine dhe themeluesi i Front National, deklaroi se “ndihet i gëzuar”, pas rezultatit të së bijës.

“Ndoqi shembullin e betejave që kam bërë prej 40 vitesh në Francë”, tha ai.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, gjatë së dielës, u zhvillua nën masa ekstreme sigurie, ku u angazhuan rreth 50 mijë forca policore dhe 7 mijë ushtarë në të gjithë vendin. /a.y/noa.al