Transmetuar më 24-04-2017, 07:29

“Koreja e Veriut është gati të zhdukë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga faqja e dheut”. Është ky kërcënimi i Pyongyang në një dokument të publikuar nga ‘Rodong Sinmun’, gazeta e përditshme e Partisë së Punës, në të cilin qeveria koreano- veriore konfirmon se Washingtoni dëshiron që të shkaktojë ndaj kombit korean një katastrofë të paprecedentë.

Në dokumentin me titull “Plan lufte biokimike kundër kombit korean”, regjimi pretendon se forcat amerikane të pozicionuara në Korenë e Jugut, kanë përqendruar së fundmi në portin e Busan, pajisje për të çuar përpara “Planin Jupiter”.

Më tej thuhet se bëhet fjalë për një skenar, që parashikon një luftë biokimike kundër Koresë së Veriut.

Më tej, siç shkruan noa.al, në dokument thuhet se “Koreja e Veriut, nuk do të jetë kurrë një spektatore ndaj lëvizjeve të SHBA, por do e shuajë yllin e Amerikës, duke e fshirë nga faqja e dheut”. /a.y/noa.al